​Vdes babai i dëshmorit Agron Rrahmani

Aktuale

​Vdes babai i dëshmorit Agron Rrahmani

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 22:34
​Vdes babai i dëshmorit Agron Rrahmani

Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka ngushëlluar familjen Rrahmani pas ndarjes nga jeta të babait të dëshmorit të kombit Agron Rrahmanit, Muharremit.

Daut Haradinaj ka thënë se pas rënies së Agronit, baca Muharrem qëndroi stoik.

"I përjetshëm kujtimi për ty Baca Muharrem Rrahmani! Edhe pse humbja e djalit ishte e dhimbshme, ti vazhdove dhe qëndrove stoik për ta lartësuar edhe më shumë Agronin e grupit gueril të UÇK-së, që terrorizoi çetnikët serbë deri në frymën e fundit.

Çmallu me djalë e shokë të djalit, o burrë i madh i Kosovës!", ka shkruar Haradinaj në Facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat