Sveçla: Afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës

Aktuale

Sveçla: Afër 40 serbë u bënë pjesë e Policisë së Kosovës

Më: 9 qershor 2024 Në ora: 23:48
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar të dielën në platformën “X”, se 2024 është vit i integrimit, duke iu referuar komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka thënë se gjatë këtij viti janë mbi 7 mijë pasaporta të Republikë së Kosovës, 6 mijë e 800 ID dhe 1 mijë e 100 pasaportë në komunat ku qytetarët serbë janë shumicë.

Deklarimin e Kurtit e shpërndau ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Edhe ministri Sveçla ia plotësoi këtë duke thënë se 40 pjesëtarë të komunitetit serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës.

“Dhe afër 40 anëtarë nga komuniteti serb i janë bashkuar Policisë së Kosovës deri më tani këtë vit (ata tani përbëjnë 5% të totalit të forcës sonë të policisë). Shumë të tjerë do t’i bashkohen luftës kundër aktiviteteve të paligjshme dhe do të ofrojnë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Sveçla.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat