Që nga hapja e temës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kanë munguar as diskutimet se si do të bëhen koalicionet mes subjekteve politike.
KosovaPress ka realizuar një anketë me pyetjen se a do të jetë qeveria e ardhshme VV-LDK?
Në këtë anketë për një javë kanë votuar 938 persona, ndërkaq 706 apo 75.27 për qind e tyre kanë votuar Jo, 166 apo 17.70 për qind kanë votuar Po, ndërsa në opsionin Nuk e di kanë votuar 66 apo 7.4 për qind.
Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk e kishte pranuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti për takim, derisa Partia Demokratike e Kosovës ishte e vetmja parti opozitare që iu përgjigj ftesës pozitivisht.
Në vazhdën e këtyre diskutimeve, KosovaPress ka realizuar edhe një anketë me pyetjen se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë?
Në atë anketë për një javë kishin votuar 2 mijë e 118 votues, ndërsa rezultatet ishin VV 888 vota ose 41.93 për qind, PDK 768 apo 36.26 për qind, LDK 325 vota apo 15.34 për qind, AAK-Nisma 47 apo 2.22 për qind, Lista Guxo 20 apo 0.94 për qind, nuk e di 70 apo 3.31 për qind.