Blair u mirëprit mbrëmë në Kosovë nga Gërvalla

Aktuale

Blair u mirëprit mbrëmë në Kosovë nga Gërvalla

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 10:01
Donika Gërvalla dhe Tony Blair

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair është pritur mbrëmë në Kosovë, nga ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.

Gërvalla tha se gjatë luftës ish-kryeministri u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës.

“Gjatë luftës ai u shqua si mbështetësi më i fuqishëm i popullit të Kosovës dhe çlirimit të tij, duke qenë ndër figurat kryesore të nismës së përbashkët të 19 shteteve anëtare të NATO-s për ndaljen e luftës dhe gjenocidit në Kosovë”, shkroi Gërvalla në Facebook.

Ndryshe, Blair do të marrë pjesë në shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës nga okupatori serb, derisa ai do t’iu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës në një seancë të jashtëzakonshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat