“Rugova ishte Gandi i Ballkanit”, figura të shquara kujtojnë presidentin historik: Ja kush ia pamundësoi që ta shpallte pavarësinë

Aktuale

“Rugova ishte Gandi i Ballkanit”, figura të shquara kujtojnë presidentin historik: Ja kush ia pamundësoi që ta shpallte pavarësinë

Nga: Bota sot Më: 10 qershor 2024 Në ora: 11:32 Përditësuar në ora: 12:44 më 10.06.2024
Foto nga vendi i ngjarjes

Hovernier: Rugova ishte inspirim për mua

Me rastin e 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës sot po mban konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe perëndimi”.

Me këtë rast ka folur edhe ambasadori i ShBA-së Jeffrey Hovenier.

Hovenier tha se Rugova “ishte inspirim për të”.

“Edhe në ditën time të fundit si Ambasador në Kosovë do të vendos lule tek shtatorja e presidentit Rugova, si shenjë respekti për të, për mënyrë se si ai i ka bërë gjëra”, tha ai.

Diplomati amerikan kujtoi shumë kohë më parë se si e mori dhuratën e çmuar nga presidenti historik.

“Dhe sot kur ulem dhe i pres mysafirët e mi në ambasadë, e kam të vendosur mbi tavolinë gurin e çmuar (kristalin) e dhuruar nga presidenti Rugova”, tha ambasadori amerikan.

Pjesë e kësaj konference janë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ish-kryeministri i Italisë Massimo D’Alema, e shumë personalitete të tjera me rëndësi.

Abdixhiku: Për ne, Perëndimi nuk është dëshira jonë, është identiteti ynë autokton

Kryetari i Lidhjes Demomratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”, tha se reflektimin euroatlantik Kosova po e përjeton edhe tash, 25 vjet pas çlirimit.

“25 vite më parë ne gjetëm lirinë. Ajo na erdh si triumf prej testamenti i përpjekjes së gjeneratave të tëra; erdh si dritë e fundme e paqësorëve të 90-tave, besimi i të cilëve s‘reshturi së pushuari kurrë; erdh si altar përjetësie ku pushojnë djemtë e vajzat çlirimtare të Kosovës; erdhi si fitore e angazhimit monumental euroatlantik, që në qiellin sipër nesh na shfaqej nëpërmjet fluturakeve të NATO-s”, tha Abdihiku.

I pari i LDK-së, në prani të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, dhe personaliteteve tjera ndërkombëtare, tha se liria erdhi “nëpërmjet zërave të largët, që aso kohe na u bënë të afërt dhe në gjithë tmerrin e luftës e pafuqisë, ishin mes nesh për të na thënë se nuk ishim vet dhe sdo të mbeteshim vet”.

“Na vinin nëpërmjet zërave të Bill Clinton, Tony Blair, Javier Solana, Wesley Clark, Madeline Albright, Jamie Shea, Joshka Fisher, Massimo D’Alema, e përplot liderë e akterë tjerë botëror, që në orët më të rënda tona u gjind krah nesh. Prandaj jemi mirënjohës përherë. Prandaj u jemi falënderues gjithherë! Liria erdh siç e kishim besuar të gjithë”, tha Abdixhiku.

Sipas tij, manifestimi i lirisë nga të tjerët është vet qëllimi i sakrificës për liri edhe i atyre që nuk e gëzojnë atë; edhe i atyre që nuk janë sot mes nesh që të jemi ne.

“Perëndimi u gjind krah nesh në orët tonë më të rënda, që na bëjnë bashkë sot këtu, një çerek shekulli pas”, tha ai.

-------

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier e ish-kryeministri i italisë, Masimmo D’Alema janë disa nga figurat që po marrin pjesë në konferencën “Rugova dhe Perendimi”, të organizuar nga LDK-ja.

Folës nga vendi, rajoni e bota u panë në këtë konferencë që po mbahet në 25 vjetorin e lirisë së Kosovës.

Rama, Hovenier e D’Alema janë folës të panelit të parë.

Të cilët aktualisht po diskutojnë rreth trashëgimisë së presidentit Rugova dhe përafrimit të Kosovës me vlerat perëndimore.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat