Tony Blair u prit ngrohtësisht edhe nga fëmijët në oborrin e Kuvendit

Aktuale

Tony Blair u prit ngrohtësisht edhe nga fëmijët në oborrin e Kuvendit

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 11:57
Tony Blair

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, është pritur ngrohtësisht edhe nga shumë fëmijë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Fëmijët e rrethuan Blairin teksa në duar mbanin flamuj të Britanisë së Madhe dhe të Kosovës.

Pamjet i ka publikuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën ish-kryeministri britanik ka mbajtur edhe konferencë për media.

Aty ishte edhe djali i heroit Afrim Bunjaku.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat