Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATO

Aktuale

Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATO

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 11:59
Blair e falënderon veçanërisht Rugovën që punoi me të për të intervenuar NATO

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair e përmendi presidentin Ibrahim Rugova.

Ndërsa u kthye t’i kujtojë negociatat për çlirimin e vendit dhe angazhimin diplomatik të tij para 25 vjetësh.

Blair tha në sancën solemne të Kuvendit se kujton “mendjemprehtësinë e vendimmarrjes në kohën e luftës” dhe intervenimin që i dha fund luftës.

“Falënderoj të gjithë ata që punuan me mua për atë ditë, në vecanti presidentin Rugova, sekretarin Solana, kryeministrin Italian, gjeneralin Clark, gjeneralin Clarkson dhe sigurisht lidershipin vital të presidentit Clinton”, tha Blair.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat