Aktakuzë kundër 8 personave nën dyshimet për korrupsion

Aktuale

Aktakuzë kundër 8 personave nën dyshimet për korrupsion

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 12:22
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër tetë personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.

Të pandehurit me inicialet H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa i pandehuri H.H. akuzohet për kryerje e veprës penale “lidhja e kontratës së dëmshme”.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër tetë të pandehurve për vepra penale që ndërlidhen me korrupsionin

Prishtinë, 10 qershor 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurve H.H., L.M., A.J., Xh.L., B.P., D.K., G.Sh., dhe V.M., me dyshimin e bazuar mirë se kanë  kryer veprën penale Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, sanksionuar nga neni 414 par. 2 lidhur me nenin 31 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK-së). Ndërkaq i pandehuri H.H. ngarkohet edhe me akuzën për kryerjen e veprës penale Lidhja e Kontratës së dëmshme, sanksionuar nga neni 285 par. 1 dhe 2 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.

“Prona e cila është objekt i akuzës, bazuar në Kërkesën e Prokurorisë, është sekuestruar nga Gjykata dhe në bazë të Aktakuzës, PSRK i ka propozuar Gjykatës që ta konfiskojë atë dhe e njëjta t’i kthehet sërish pronës publike”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat