Gjanaj falënderon votuesit edhe pse s’e fitoi ulësen në PE

Aktuale

Gjanaj falënderon votuesit edhe pse s’e fitoi ulësen në PE

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 15:28
Amet Gjanaj

Kandidati për deputet në Parlamentin e Evropës, Amet Gjanaj ka thënë se pavarësisht që ka qenë kandidati shqiptar me më së shumti vota nga të gjithë partitë politike që garuan në zgjedhjet për parlamentin e Brukselit, nuk kanë qenë të mjaftueshme.

Gjanaj ka falënderuar 2853 personat që kanë votuar për të.

“Respekt të pafundmë për të gjithë ata të cilët u mobilizuan rreth meje për të mbështetur kandidaturën time : familjën, shokët e miqët, bizneset që pranuan t’afishojnë posterat e mi në shenjë mbështetje dhe të gjithë ata që më kontaktuan me telefonata e mesazha për të më inkurajuar e perkrahur.

Gjithë të mirat!”, ka shkruar Gjanaj në Facebook

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat