“Shokon” ish-gjenerali: Ka plotë të tjerë, që janë duke e bërë të njëjtën punë për BIA-n, e jo për Kosovën!

Aktuale

“Shokon” ish-gjenerali: Ka plotë të tjerë, që janë duke e bërë të njëjtën punë për BIA-n, e jo për Kosovën!

Nga: A.SH Më: 10 qershor 2024 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Ish-gjenerali ushtarak, Muharrem Maralusha me anë të një postimi në Facebook, ka komentuat mbi arrestimin e dy shqiptarëve të Kosovës ty dyshuar për spiunazh për BIA-n serbe.

Sipas ish-gjeneralit, BIA nuk mëzitet për arrestimin e tyre duke thënë se ajo ka plot të tjerë brenda BIA-s që janë duke e bërë të njejtën punë.

Shkrimi i plotë:

Këto dy persona që u arrestuan si spiuna të BIA-s serbe, këta u sakrifikuan “u bën kurban” vetëm me një qëllim nga BIA. Pasi BIA i përdori pr 20 vjet të tanë, e tash nuk kanë më nevojë, por për me ja rrite autoritetin e AKI-së dhe me ja mbush mendjen popullit se AKI, është duke e bë një punë të mrekullueshme, vendos me e marr këtë vendim (PS. Ne asjanët e kemi një gjë të mirë me lopën që nuk bën më qumshtë... Ne kur vjen vjeshta e presim lopën).

BIA nuk mërzitet aspak për këtë punë, se ata kanë plotë të tjerë brenda AKI-së, që janë duke e bërë të njejtën punë për ta e jo për Kosovën. BIA i ka njerëzit e vet (me origjinë shqiptar të Kosovës në të gjitha nivelet shtetërore dhe lokale).

Kujtojmë, se Muharrem Qerimi dhe Bedri Shabani janë arrestuar nga Policia të dyshuar për spiunazh te BIA serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat