Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar qendrën përkujtimore “Bllaca 99”.
Ai kujton këtë ngjarje, dhe thotë se mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim.
“Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shprehet Szunyog.
“Vizitova qendrën përkujtimore “Bllaca 99” dhe kujtova ngjarjen e rëndësishme historike në prill të vitit 1999, kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u detyruan të ikin në zonën kufitare dhe të kërkojnë strehim. Këta njerëz, përfshirë gratë, fëmijët dhe të moshuarit, u përballën me kushte të tmerrshme”, shkroi ambasadori në X.