Konjufca priti në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore - Srebrenica

Aktuale

Konjufca priti në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore - Srebrenica

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 17:30
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim drejtorin e Qendrës Përkujtimore - Srebrenica, Emir Suljagiç, ku ka biseduar lidhur me të kaluarën e cilësuar nga krimet e luftës dhe gjenocidi i përgjakshëm i Serbisë ndaj popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe për nevojën e bashkërendimit kundër përpjekjeve që duan të cenojnë apo fshehin qëllimtazi të vërtetën, kundër tentativave për të vonuar apo shmangur vendosjen e drejtësisë.

Në njoftimin për media, thuhet se Konjufca theksoi se Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës e njeh zyrtarisht si gjenocid masakrën e Srebrenicës, duke konfirmuar kështu mbështetjen e pakursyer ndaj Bosnjë-Hercegovinës në këtë drejtim.

Drejtori Suljagiç e falënderoi kryetarin Konjufca për pritjen dhe shprehu mirënjohje për miratimin e kësaj rezolute nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, si dhe potencoi rëndësinë e bashkëpunimit, për të ekspozuar sa më efektivisht krimet e luftës dhe gjenocidin, për të mbrojtur dinjitetit dhe të vërtetën, të cilën Serbia në mënyrë shtetërore përpiqet ta fshehë apo shtrembërojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat