Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka reaguar për mostakimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me homologun nga Tirana Edi Rama, i cili po qëndron në Kosovë.
Pacolli, është shprehur i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigrojë figurën e kryeministrit shqiptar, përcjell Bota sot.
Ai e ka quajtur të papranueshëm mostakimin e Kurtit me Ramën, qoftë edhe për shkurt.
Reagimi i tij i plotë:
Shqiptarët shquheshin për mirësinë dhe mikpritjen e tyre, veçanërisht në shtëpitë e tyre.
Është e papranueshme që një kryeministër i rëndsishëm si Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe homologu i tij kosovar të mos ketë kohë për një takim qoftë edhe të shkurtër!
Unë jam i shqetësuar se dikush në Kosovë po tenton të denigroi figurën e Edi Rames.
Për këtë të fundit kam vetëm një pyetje, kush ishte lideri i fundit shqiptar, ballkanik apo botëror që publikisht, duke e parë në sy mikpritësin e tij, në Beograd, përseriti disa herë se "Kosova është shtet i pavarur”!!!!
Kryeministër Rama, Kosova dinjitoze i di vlerat e tua!!!