Nazarko komenton mospjesëmarrjen e Kurtit në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”

Aktuale

Nazarko komenton mospjesëmarrjen e Kurtit në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 19:19
Mentor Nazarko

Opinionisti Mentor Nazarko ka deklaruar se ish-presidenti Rugova është model për klasën politike shqiptare.

Sipas tij, edhe brezi i ri në Shqipëri e Kosovë kanë nevojë të edukohen e ta njohin më shumë Ibrahim Rugovën.

“Brezi i ri kanë nevojë që të edukohen për shembullin e një figure intelektuale si ajo e Ibrahim Rugovës që është model edhe për klasën politike”, tha Azarko.

Ai poashtu komentoi edhe mospjesëmarrjen e kryeministrit Kurti në Në konferencën ndërkombëtare “Rugova dhe Perëndimi”.

Sipas tij, në emër të kritikave të Kurtit ndaj Rugovës, ai duhej të ishte i pranishëm në këtë konferencë që u mbajt sot.

“Në emër të kriticizmit që ka ushqyer ndaj Rugovës, Kurti duhet të ishte i pranishëm në një konferencë që përkujtonte një ndër figurat më të rëndësishme të popullit shqiptarë dhe një njëri që ka pasur një rol kyç në themelimin e shtetit të Kosovës”, u shpreh Nazarko

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat