Sveçla në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Në këtë ngjarje historike, u vendosën themelet e bashkimit tonë

Aktuale

Sveçla në 146-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit: Në këtë ngjarje historike, u vendosën themelet e bashkimit tonë

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:06
Lidhja e Prizrenit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka kujtuar ngjarjen më të rëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhjen e Prizrenit.

Ai e konsideron këtë organizim si themelin e bashkimit tonë.

“146 vite më parë u organizua një nga ngjarjet më të r ëndësishme politike e ushtarake të shqiptarëve, Lidhja e Prizrenit. Në këtë ngjarje historike të organizimit të veprimtarëve tanë, si vijimësi e rilindjes sonë kombëtare, u vendosën themelet e bashkimit tonë. Pra, në historinë tonë ky organizim përfaqësues i shqiptarëve nga të gjjtha trevat, u kthye në gurthemel të përpjekjeve tona për çlirim e bashkim”, shkroi Sveçla në Facebook.

“Edhe këtë vit, në 146 vjetorin e organizimit të Lidhjes së Prizrenit, kujtojmë dhe nderojmë veprimtarët tanë, guximi, organizimi, qëndrimet dhe kthjelltësia e mendimeve të së cilëve vazhdojnë të na udhëzojnë çdo ditë dhe për të ardhmen tonë.  10 Qershor 1878.  10 Qershor 2024. Lidhja është gjallë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat