Paralajmëron politologu: Nëse në Francë do të fitojë Le Pen, Kosova e kërcënuar

Aktuale

Paralajmëron politologu: Nëse në Francë do të fitojë Le Pen, Kosova e kërcënuar

Më: 10 qershor 2024 Në ora: 22:43
Melazim Koci

Politologu Melazim Koci tha në një intervistë për Euronews Albania se fitorja e të djathtës ekstreme në Evropë është në disavantazh të shqiptarëve.

Sipas tij, nëse Marine Le Pen fiton në Francë përballë Macron Kosova do të jetë e kërcënuar.

“Sa i përket PE aty nuk ka ndryshim të madh; partitë e qendrës s ë majtë janë në shumicë dhe në vazhdimësi e kanë mbështetur Kosovën, liberalizimin e vizave, kërkojnë njohjwn e ndërsjellë.

Probleme mund të ketë nëse në Francë, bashkimi kombëtar i Le Pen fiton zgjedhjet parlamentare në fund të qershorit dhe nëse fiton më vonë presidencën, kjo do të ishte në rrethana shumë pafavorshme për Kosovën. Partia e saj bashkë me ekstremin e djathtë kanë qëndrim pro rus në raport me Kosovën”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat