Hovenier dhe Kurti me mesazhe “të forta” ndaj Beogradit nga Samiti në Prishtinë, Robertson alarmon për Ballkanin: Ky është rreziku!

Aktuale

Hovenier dhe Kurti me mesazhe “të forta” ndaj Beogradit nga Samiti në Prishtinë, Robertson alarmon për Ballkanin: Ky është rreziku!

Nga: Bota sot Më: 11 qershor 2024 Në ora: 08:10 Përditësuar në ora: 14:04 më 11.06.2024
Albin Kurti

​Kurti: S’kemi probleme me serbët, por me Beogradin zyrtar që nuk u distancua nga Milosheviqi

Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova nuk ka problem me serbët lokalë në komunat veriore, por me Beogradin zyrtar që s’u distancua nga Milosheviqi i atëhershëm e as nga Putini i sotëm. Ai shtoi se institucionet po iu ofrojnë integrim të plotë komunitetit serbë në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti në Samitin për Ballkanin Perëndimor që po mbahen të martën në Prishtinë, tha edhe se Kosova prinë në zhvillimin ekonomik në rajon.

Kurti: S’kemi probleme me serbët, por me Beogradin zyrtar që nuk u distancua nga Milosheviqi

"Problemet që kemi nuk kanë të bëjnë fare me serbët. Problemet që kemi janë me Beogradin që nuk distancua as nga Milosheviqi i të kaluarës e nga Putini i së tashmes. Ky është problemi që kemi. Është me fqinjin tonë verior. Jo si popull po si regjim dhe jo aspak me serbët e Kosovës në komunat e veriut, të cilët po integrohen", tha Kurti.

Sipas tij, Kosova ka bërë përpjekje të konsiderueshme në forcimin e sigurisë dhe demokracisë.

Kurti: Kosova ka bërë një përpjekje të konsiderueshme në forcimin sigurisë dhe demokracisë

"Kosova ka bërë një përpjekje të konsiderueshme në forcimin sigurisë dhe demokracisë. Vendi ynë i prinë rritjes ekonomike që nga 2023 deri në 2025, siç raportohet nga Banka Botërore, duke mbajtur vendin e parë në Ballkanin Perëndimor", shtoi ai.

Pjesë e samitit është edhe ish-kryeministri i Italisë, Matteo Renzi, i cili theksoi rëndësinë që BE-ja të luajë rolin e vet në Ballkanin Perëndimor dhe t'i kushtojë rëndësi zgjerimit.

Renzi: Historia tregoj se është vendimtare të ketë paqe dhe prosperitet dhe siguri

"Historia tregoj se është vendimtare të ketë paqe dhe prosperitet dhe siguri. Në këtë kohë siguria është vendimtare për të ardhmen e njerëzimit. Askush nuk do të besonte para 10 vjetëve se sot do të kishte luftë gjithandej. Kur flasim për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe luftën në lindjen e mesme. Mirëpo është shumë e rëndësishme që edhe për Evropën sot të kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit Perëndimor, por edhe Kosovës", tha ai.

Ndërkaq, ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, tha se vendet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të gatshme për çdo kërcenim të Rusisë dhe vendeve aleate të saj.

Ai tha se rreziku ndaj ndikimit rus ekziston edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në dobësimin e institucioneve demokratike përmes keqinformimit, destabilizimit dhe ndërhyrjeve në zgjedhje.

Robertson: Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë...

"Sot ekziston një rrezik ekzistencial ndaj perëndimit duke përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor nga sulmi në Ukrainë nga Putin. Ky mbulon të gjithë kontitentin e Evropës dhe palët në këtë konfrontim janë të larta për të gjithë ne....Rusia dhe aleatët e saj si Kina, Irani, mund të përdorin teknika të dobësimit të shoqërive tona. Lufta kibernetike dhe ndërhyrjet në zgjedhje po vazhdojnë dhe po i dobësojnë institucionet tona demokratike. Duhet të zgjohemi për faktin se nëse Putini fiton në Ukrainë, mund të presim të shohim më shumë nga kjo në të ardhmen", tha ai.

Hovenier i quan shprehje revanshiste deklaratat e të ashtuquajturit ‘’Kuvend panserb’’: Pavarësia e Kosovës nuk rinegociohet

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur shqetësim mbi deklaratën e Kuvendit të ashtuquajtur ‘’gjithëserb’’, me të cilën pretendohet se Kosova ‘’është pjesë e pandashme e Serbisë’’.

Ndaj kësaj deklarate, Hovenier reagoi ashpër duke konfirmuar se ky nuk është qëndrim i SHBA-së dhe partnerëve për Kosovën, duke theksuar se Pavarësia e saj nuk do të rinegociohet.

”Ne shprehim shqetësimin tonë për një deklaratë të një Kuvendi panserb që thotë se Kosova është në njëfar mënyre e kam harruar shprehjen që kanë përdorur më duket ‘pjesë e pandarë e Serbisë’”.

”Mund të them vetëm këtë se ky nuk është qëndrimi i vendit tim apo i partnerëve. E kemi njohur Kosovën, si vend të pavarur sovran, demokratik dhe kjo s’është për debat, e as nuk do të rinegociohet, duhet të pranohet dhe të kremtohet”.

”Dhe duhet të jetë pjesë e suksesit të rajonit bashkërisht. Dhe përkundër atyre shprehjeve revanshiste, asgjë nuk do të bëhet”.

Hovenier: Dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka kërkuar sërish nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë obligimet nga procesi i dialogut.

Megjithatë Hovenier, në fjalimin e tij në Samitin e Ballkanit Perëndimor të këtij viti, potencoi rëndësinë që dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke.

”Ne duhet të angazhohemi bashkërisht edhe kolektivisht në këto sfida politike. Veçanërisht për Kosovën meqë këtu punoj dhe jetoj, kemi një sfidë për ripozicionimin e marrëdhënieve me Serbinë”.

”Dhe Kosova duhet që së bashku me Serbinë, të punojë që të shtyjë përpara agjendën. Po. Ka një varg zyrtarësh amerikanë përfshirë edhe mua, që kalojmë shumë kohë për nevojën e zbatimit të plotë nga Kosova dhe Serbia të obligimeve që i kanë marrë përmes procesit të lehtësuar nga BE-ja”.

”Përfundimi i këtij procesi duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve, sepse diçka më pak se kjo nuk e përmbushë vizionin që e kemi për një Evropë të plotë, të lirë, të begatshme dhe në paqe”.

”Sidomos duke marrë parasysh paqëndrueshmërinë e mundshme që mund të pasojë”.

Ish-kryeministri italian lavdëron Kurtin, këto janë fjalët e tij në Samitin në Prishtinë

Ish-kryeministri i Italisë Matteo Renzi, në samitin “The Western Ballkans 2024”, e lavdëroi kryeministrin Albin Kurti për punën e bërë për Kosovën, vend për të cilin ai tha se është shumë i rëndësishëm për rajonin dhe të ardhmen e Bashkimit Evropian.

“Kam nderin dhe jam shumë i kënaqur që jam këtu sot, para se të gjithash të uroj kryeministrin për rezultatet e mira dhe për qëllimet e mëdha, për këtë vend shumë të rëndësishëm, kuptohet shumë i rëndësishëm për rajonin por edhe për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Renzi, theksoi nevojën që në vend të mbizotërojë paqja dhe siguria, ndërsa mori shembull luftën në Ukrainë dhe atë në Lindje të Mesme.

“Historia tregon se është vendimtare të kesh paqe prosperitet dhe siguri, gjithkund por veçanarisht në këto pjesë të botës. Askush nuk besonte para 10 vjetësh se do të ishte e mundur të jetonim në një kohë ku do të kishte luftë gjithandej, kuptohet për agresionin kriminal të presidentit Putin ndaj Ukrainës, kur mendojmë për tensionet dhe trazirat në Lindjen e Mesme, dhe për atë që po nodh nëpër çdo cep të planetit”, tha ish-kryeministri italian.

“Është shumë e rëndësishme edhe për Evropën sot ta kuptojmë rëndësinë dhe rolin e Ballkanit dhe veçanarisht të një vendi siç është vendi juaj”, shtoi ai.

Robertson: Lufta në Ukrainë kërcënim edhe për Ballkanin Perëndimor, rajoni të jetë në fokus të Samitit të NATO-s

Në Samitin për Ballkanin Perëndimor të Economist Impact ka folur edhe ish-Sekretari i NATO-së, George Robertson. Robertson ka thënë se lufta e Rusisë në Ukrainë është një kërcënim ekzistencial për Perëndimin dhe gjithashtu edhe për Ballkanin Perëndimor.

“Sot ekziston një kërcënim ekzistencial për Perëndimin, përfshirë edhe Ballkanin perëndimor. Ky kërcënim mbulon gjithë kontinentin e Evropës”, ka thënë Robertson.

Ai ka përmendur përfshirjen Perëndimore gjatë viteve të 90-ta për të ndalur luftërat dhe spastrimin etnik të regjimit të Sllobodan Millosheviqit ndaj shqiptarëve.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme të theksohet se përfshirja e bashkësisë ndërkombëtare, ishte një bazë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe prosperitetin ekonomik”, ka thënë ish-Sekretari i NATO-së.

Tutje Robertson ka përmendur edhe Samitin e NATO-s që do të mbahet në Washington përgjat 9, 10 dhe 11 korrikut dhe ka thënë se ky Samit duhet të fokusohet edhe në atë se çfarë po bën Rusia në Ballkanin Perëndimor, duke përmendur keqinformimin dhe ndërhyrjen në zgjedhje.

“Samiti duhet të fokusohet edhe për atë se çfarë po bën Rusia në Ballkanin perëndimor. Keqinformimi, ndërhyrja në zgjedhje, destabilizimi, shkatërrimi ekonomik, gjitha këto janë instrumente të Rusisë dhe agjencive të inteligjencës. E gjithë kjo do të jetë në vëmendje të ministrave në Washington”, ka thënë Robertson.

Kurti në Samitin e Ballkanit Perëndimor: Kemi probleme me Serbinë, jo me serbët

Në Prishtine është duke u mbajtur Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans 2024”, në të cilin po marrin pjesë figura të ndryshme politike vendore dhe ndërkombëtare.

Merr pjesë kryeministri Albin Kurti, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë, Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se 12 qershori 1999 është nuk vetëm festim i fitoreve të kaluara por edhe udhëzues për të ardhmen.

“Ballkani perëndimor është një vend me potencial popullata rezidentë me aspirata të përbashkëta ofrojnë përkundër dallimeve që kemi, jemi të zotuar besojmë që përmes bashkëpunimit Ballkani vërtetë mund të ketë përspektivë për Evropën”, tha ai.

Kurti tha se Kosova ka bërë përpjekje për forcim të demokracisë që nga 2023 deri në 2025 Kosova mban vendin e parë në rajon për ekonomi sipas bankës botërore, e para në Ballkan, e dyta në Evropë dhe e 8-ta globalisht.

“Zhvillimi ekonomik është në zemër te misionit, synojmë te kemi një ekonomi nga e cila do përfitojnë të gjithë, reformat tona ekonomike jo vetëm se kanë tërhequr investime ekonomike, duke punuar ngusht me fqinjët nën ombrellën e be së mund ti shikojmë sfidat tjera, një nga sfidat më të mëdha është tejkalimi i paragjykimeve dhe konflikteve qe i kanë ndarë popujt për një kohë të gjatë, komunitetet në Kosovë po bashkohen për një të ardhme më të mire dhe kjo do të vazhdoj. Të mos harrojmë humorin e Ballkanit kërkesën qe te jemi më të mirë, pas debateve se kush e bën kafen më të mirë ose kush luan futboll, Kosova edhe në zemër të Ballkanit qe nga pavarësia ka dëshmuar zvogëlimin e 2.1% inflacionit. Shëndetësia dhe arsimit kanë përjetuar arsim të ndryshme, investime në digjitalizim, Kosova po udhëheq në Ballkanin perëndimor”, theksoi Kurti.

Ndërkaq, ish kryeministri i Italisë,  Matteo Renzi, falënderoi institucionet për rezultatet e mira për ketë vend të rëndësishëm për rajonin.

“Mendoj edhe për të ardhmen e be e dini se historia tregon se si është vendimtare të kesh paqe e siguri por vecanerisht në këtë pjesë të botës, është e rëndësishme qe edhe për Evropën ta kuptojnë rëndësinë e rolit të Ballkanit. Veçanërisht të një vendi është vendi juaj, mendoj se Evropa është sukses i Evropës, sepse dikur ishte vend i luftës me vendës mirëpo Evropa rrezikon te humb rolin e vet nëse nuk ndryshon gjatë viteteve të ardhshme, nëse s’do ketë ndryshim rrezikoj të veht e pa rëndësishme mes Kinës dhe Amerikës, prandaj duhet të kemi qëllim fitues dhe tj hapim dyert”.

I pranishëm në këtë samit është edhe George Robertson, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, i cili tha se ikja e të rinjve nga vendi vazhdon te jetë sfidë për tërë Ballkanin.

“Ky vend u çlirua dhe ardhmja e tij si shtet i oavarur u clirua dhe është e rëndësishme të thuhet se përfshirja e bashkësive ndërkombëtare ishte bazë e stabilitetit. Keq informimi, ndërhyrje në zgjedhje të gjitha këto janë të Rusisë dhe agjencive të saj që po na tregojnë se mbase për shkak se këto janë të pafata Rusia po ndërhyn. E gjitha kjo do jetë e diskutim i ministrave në Washington, e ardhmja e këtij rajoni është në duart e popullit, trimëria e këtij populli është dëshmuar dhe provuar, ka punonjës të lirë dhe të talentuar, duhet të bëhen investime në arsim. Ky rajon përballet në ikjen e të rinjve, dhe duhet tejkalimi i sfidave”, tha ai.

Kurti për Universitetin në veri: Ndonëse ilegal, po gjejmë mënyra për t’i pranuar diplomat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi i serbëve në Kosovë është i madh dhe se përfaqësuesit serb janë në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale.

Duke folur për Universitetin në veri të vendit, Kurti ka thënë se edhe pse është ilegal, po gjejnë mënyra për t’i pranuar ato diploma.

“Kosova është Republikë demokratike, serbët në Kosovë sipas pakos së Ahtisarit kanë 10 vende në parlament, gjuha serbe është gjuhë zyrtare, 10 komuna janë me shumicë serbe dhe 17 për qind e anëtarëve te kuvendeve komunale në të gjitha komunat janë serb, bashkëpunojmë mirë. Në Qeveri e kam ministër, Nenad Rashiqin dhe duam integrimin e serbeve. Kemi 4 për qind serb dhe pakica tjera boshnjak, turk, ashkali dhe rom”, u shpreh Kurti.

“Pra duam të bashkëpunojmë mirë dhe të krijojmë Republikë të qytetarëve, pa barriera gjuhësore, e kemi ballkanologjinë në fakultetin Filologjik që njerëzit të mësojnë më mire. Megjithëse fakulteti në veri është ilegal, po gjejmë mënyra për t’i pranuar ato diploma nga fakulteti në veri, pra po verifikohen”, u shpreh Kurti.

Sot mbahet samiti “The Western Balkans 2024” në Prishtinë, ja liderët që do të marrin pjesë

Në Prishtinë sot mbahet samiti “The Western Balkans 2024”.

Në këtë samit pritet të marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, George Robertson ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, Jeffrey Hovenier ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Poashtu edhe Tomas Szunyog shef i Zyrës së BE-së në Kosovë, Matteo Renzi ish-kryeministri i Italisë, Liburn Aliu ministër i Mjedisit.

Gjithashtu, pjesëmarrës do të jene edhe ministra tjerë të qeverisë së Kosovës, si dhe biznesmenë të ndryshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat