Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i aktivistit Arbënor Dehari

Aktuale

Kurti dhe Konjufca bëjnë homazhe te varri i aktivistit Arbënor Dehari

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe zyrtarë të tjerë të Lëvizjes Vetëvendosje bënë sot homazhe te varri i aktivistit të ndjerë, Arbënor Dehari.

Arbënor Dehari vdiq tragjikisht në Prishtinë dhjetë vjet më parë.

“10 vjet pa më të dashurin shok, aktivistin tonë të pazëvendësueshëm, Arbënor Dehari. Arbënor Dehari vazhdon të jetë figurë qendrore dhe orientuese në angazhimin dhe ecjen tonë politike”, tha Lëvizja Vetëvendosje në një njoftim për media.

Në homazhe morën pjesë edhe ministra të Qeverisë Kurti, anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, si Albulena Haxhiu dhe Rozeta Hajdari, si dhe familjarët e Arbënor Deharit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat