Kurti befason me deklaratën për raportet me Ramën

Aktuale

Kurti befason me deklaratën për raportet me Ramën

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:06
Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama i ka të mira.

Megjithatë, Kurti para mediave nuk pranoi të flas më shumë, pasi dje nuk u takua me homologun e tij nga Shqipëria, në vizitën e këtij të fundit në Kosovë.

Këtë dekalarim Kurti e bëri pasi mori pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Prishtinë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar dje në Prishtinë, ku është takuar me presidenten Vjosa Osmani, por jo edhe me kryeministrin Albin Kurti. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat