GAP: Mungon një institucion i pavarur që vlerëson pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit

Aktuale

GAP: Mungon një institucion i pavarur që vlerëson pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 12:17
Pamje nga tryeza

Instituti GAP, ka organizuar tryezën e diskutimit me temën “Nevoja për themelimin e një Institucioni të Pavarur Fiskal në Kosovë”, me qartësi është prezentuar edhe një raport në lidhje me këtë çështje.

Aty u tha se Kosova është duke u përballur me shumë sfida sa i përket menaxhimit të financave publike si dhe për këto arsye është shumë e nevojshme që vendi ta ketë një Institucioni të Pavarur Fiskal, që do të rregullonte çështjet që do ti rregullonte çështjet e financave publike.

Blendi Hasaj, Drejtor Ekzekutiv në Institutin GAP ka thënë se në vend tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike.

Ai ka shtuar se është vërejtur se nga qeveria kemi një mos bashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend,

“Në Kosovë tek pjesa e financave publike në vijimësi vërehet se mungon një vlerësim i pavarur institucional dhe disa nismave qe prekin ndjeshëm pjesët fiskale të shpenzimeve të buxhetit dhe menaxhimin me paranë publike. Pra, është vërejtur se nga qeveria kemi një mos bashkërendim të dokumenteve vjetore, sikurse ai i buxhetit dhe disa dokumente tjera afatmesme strategjike që ndihmojnë në zhvillimin ekonomik në vend, mirëpo gjithmonë ka munguar pastaj një reagim institucional qe e ve në pah këtë gjë. Ose kemi pas ndër vite disa tentime nga qeveritë dhe ministritë e ndryshme të cilat kanë përbë ndër vete vendime ad-hoc që kanë tronditur pjesën e financave publike, sikurse në vitin 2010 që ishte një rritje ad-hoc e pagave, dhe ka intepretime që është dashtë të merren me pjesën e menaxhimit me disa finance publike”, tha ai.

Rrona Zhuri, Koordinatore e Hulumtimeve në Institutin GAP, e cila bëri prezantimin e raportit ka përmendur sfidat fiskale me të cilat është duke u përballur Kosova për të cilat tha se duke marr parasysh këto sfida është vërejtur nevoja për themelimin e një institucioni të pavarur fiskal.

“Një ndër sfidat kryesore është mos-përputhja e planeve strategjike me buxhetin afatmesëm. Gjithashtu është edhe mos-përputhshmëri të dokumenteve afatmesme buxhetore me buxhetin vjetor. Një sfidë tjetër që është vërejtur ndër vite është vlerësimi buxhetor

i politikave të reja ose legjislacionit. Kemi vërejtur që në raste të fushatave zgjedhore janë propozuar ndryshime legjislative ad-hoc vetëm për qëllime politike. Lidhur me këto sfida në Kosovë nuk ka pasur një institucion të pavarur që monitorues i cili ka bërë mbikëqyrjen e qeverisë. Deri tani këto vlerësime janë bërë nga organizata jo qeveritare si Instituti GAP, organizatat dhe donatorët si Banka Botërore, FMN e të tjera. Duke, marrë parasysh gjitha këto është vërejtur nevoja për themelimin e një institucioni të pavarur fiskal. Mandati i këtij institucioni duhet të jetë i fokusuar në vlerësime të pavarura të parashikimeve fiskale dhe makro ekonomike, vlerësime të respektimit të rregullave fiskale dhe vlerësime buxhetore dhe konstatim të politikave”, ka thënë ajo.

Ajo me këtë rast ka prezantuar edhe tri opsionet se si mund të krijohet një Institucion i Pavarur Fiskal në Kosovë.

“I pari është institucioni fiskal i pavarur si institucion i ndarë, i dyti është zyre parlamentare në kuadër të Kuvendit, dhe i treti është institucion fiskal në kuadër të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Ne kemi ofruar edhe disa Rekomandimet për Kosovën rekomandimi i parë është që të  themelohet një institucion i pavarur fiskal sipas kërkesave minimale të caktuara nga direktivat e Komisionit Evropian, si dhe parimeve kyçe të caktuara nga OECD. Të sigurohet që institucioni fiskal i themeluar, qoftë në formë të ndarë nga institucionet tjera, ose si pjesë e ZKA ose Kuvendit, të ketë pavarësi të plotë. Të bëhet rekrutimi i drejtë dhe i paanshëm i udhëheqësit/es, anëtarëve si dhe stafit teknik. Të përfshihet ky institucion në proceset e buxhetit, të rregullohet kjo sipas legjislacionit vendor (p.sh. të përfshihet në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike). Të angazhohet asistencë teknike nga institucionet ndërkombëtare me përvojë në këtë fushë në fillim të operimit të këtij institucioni”, ka thënë ajo.

Ekonomistja e lartë për Ballkanin Perëndimor në Bankën Botërore, Sanja Madzarevic-Sunster, ka thënë se duke marr parasysh që Evropa është duke u ekspozuar ndaj konflikteve krijimi i institucioneve fiskale është një nevojë urgjente.

“Jetojmë në Evropë që është e ekspozuar për fat të keq ndaj konflikti ushtarak, zinxhirit furnizues që po shkurtohen, rikustrukturohet, dhe kjo pasiguri sjell ndikim tek cikli ekonomik. Një lloj rilindje të këshillave fiskal kanë ndodhur pas krizave fiskale globale, nevoja urgjente për krijimin e këtyre është më urgjente se ajo 2008. Ta kemi një mbulueshmëri financiare të qëndrueshme. Të kemi perspektiva afatmeseme të horizonti të zgjerohet drejt pjesës afatmeseme që të mos këndvështrimi të kemi parashikim të mirë”, tha ajo.

Abdylmenaf Bexheti, Anëtar i Këshillit Fiskal të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se duke marr parasysh që Kosova ka borxhin publikë më të ulët në Ballkanin Perëndimore, vendi ka një avantazh shumë të madh ta bëjë sa më shpejt që është e munduar një institucion të tillë.

“Mendoj se pavarësisht se Kosova dhe Shqipëria janë dy vendet e fundit në Ballkanin Perëndimore që nuk e kanë krijuar këtë. Kosova ka një avantazh shumë të madh ta bëjë sa më shpejt që është e munduar për shkak të hapësirës fiskale që e ka goxha të lartë. Relativisht hapësirat më të madhe fiskale në vendet e Ballkanit Perëndimor i ka Kosova por ajo shumë shpejt mund të harxhohet ashtu siç ciklet ekonomike behën sa më të shpeshta, sfidat janë gjithnjë më të shpeshta. Por mendoj se e ka këtë avantazh posaçërisht në aspektin e borgjin e ulët publikë shumë. Për dallim prej Kosovës borxh publik të ulët në Ballkanit Perëndimor ka Bosnja dhe Hercegovina por gjithë të tjerët jemi në pika kritike posaçërisht ne në Maqedoni”, ka thënë ai.

Hykmete Bajrami, Kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka thënë se një institucion i tillë do të ju lehtësonte më shumë punën si zyrtarë, duke shtuar se do të kishte analiza e të dhëna të sakta.

“Ekzistenca e një institucioni tillë do e bënte punën shumë më të lehtë, në qoftë se kisha pasur analizat e sakta, të dhëna të sakta, nuk ish dashtë të shpenzoj orë e ditë të tëra që me analizu tabela, shifra dhe të vijë tek disa analiza çfarë i kemi. Atë që thash a kemi institucion të pavarur, kam frikë se praktika në këto 25 vite na ka treguar qe ne kemi krijuar zyre, kemi adaptuar edhe ligje, shpeshherë duke mos marrë kontekstin aktual dhe duke dashur të dalim më mirë me një raport, të zbatojmë një rekomandim, mirëpo kur kemi analizuar kontributin e saj në praktikë, diskrepanca ka qenë shumë e madhe. Ne kemi plot ligje që kemi adaptuar, kemi një spekter të caktuar me ligje të avancuara shumë më mirë se vendet e rajonit, mirëpo implementimin në praktikë e kemi të mangët. Do doja të kemi një institucion të pavarur, por do doja që të kemi një institucion rekomandimet e të cilit do të merren parasysh”, tha ajo.

Vlora Spanca, Auditore e Përgjithshme, Zyra Kombëtare e Auditimit në Kosovë ka thënë se ZKA-ja nga vlerësimet kombëtare e ndërkombëtare është vlerësuar si institucionin suprem i auditimin me pavarësinë më të lartë në nivel rajonal.

Ajo ka thënë se si ZKA prijnë  në aspektin që e mbajnë qeverinë llogaridhënës për mënyrën e ekzekutimit dhe përdorimit të buxhetit.

“Keni nxjerr në pah që fjala kyçe e një institucioni fjala kyçe është pavarësia. Edhe në ZKA do të thotë fjala kuqe është pavarësia, parimi i pavarësisë. Në këtë aspekt janë bërë vlerësime edhe në nivel rajonal edhe në nivel kombëtar, ku ZKA-në e kanë vlerësuar si institucionin suprem i auditimin me pavarësinë më të lartë në nivel rajonal. Ne prijmë për nga pavarësia në nivel rajonal, ne prijmë nga besueshmëria që qytetaret kanë në raport me ZKA edhe prijmë në atë aspektin se sa e mbajmë qeverinë llogaridhënës për mënyrën e ekzekutimit dhe përdorimit të buxhetit. Ne publikojmë raportin vjetor të auditmin në kuadër të së cilës në japim opinioni e auditmit për pasqyrat e buxhetit të shtetit. Këto dy vitet e fundit prej nga marrja e pushtetit kemi dhënë opinion të kualifikuar, nuk është dhënë më herët. Kërkesat tona karshi raportimit financiar kanë rritur sepse kemi kërkuar që shteti me pasë të dhëna të sakat për pasurit, të dhëna të sakta për llogarit e arkëtueshme, të dhënat e sakta për obligimet të cilat nuk i ka paguara shtetit”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat