Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë

Aktuale

Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 15:38
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar, siç u shpreh ajo, si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë.

Osmani këtë e quajti ngjarje historike, siç tha ajo, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë.

“Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar përgjithmonë në mendjet dhe zemrat e secilit shqiptar si testament i natyrshëm i shpirtit të kombit tonë!

Mbrëmë shënuam përvjetorin e kësaj ngjarjeje historike, që përkon edhe me 25 vjetorin e çlirimit të shtetit tonë”, ka shkruar Osmani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat