Sot, dy ministra të Qeverisë së Kosovës, në këtë rast, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, si dhe ministrja e Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, janë treguar “të pasjellshëm” ndaj gazetares së KosovaPress-it, Erlinda Krasniqi. Të dy ministrat duke shtyrë mikrofonin janë munduar t’iu shmangen pyetjeve të KosovaPress.
Madje, ministri Aliu ka tentuar të përzgjedh media për pronocim. Por, pas insistimit të gazetares Krasniqi, ministri Aliu është përgjigjur në pyetje, por jo edhe ministrja Hajdari.
Transparenca dhe llogardhënia nga ministrat po vështirësohet çdo ditë e më shumë.
Ata sot madje kanë marrë besimin që duke injoruar gazetaren në fjalë, ta shtyjnë mikrofonin dhe të tentojnë të përzgjedhin media.