Zotëria i Parë, Prindon Sadriu e fton në Kosovë homologun slloven

Aktuale

Zotëria i Parë, Prindon Sadriu e fton në Kosovë homologun slloven

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 19:28
Prindon Sadriu, u mirëprit nga homologu i tij slloven, Aleš Musar

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, u prit për drekë zyrtare në pallatin presidencial nga Zotëria i Parë i Republikës së Sllovenisë, Aleš Musar.

Në kuadër të vizitës dy ditore në Slloveni, Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, u mirëprit nga homologu i tij slloven, Aleš Musar, në pallatin presidencial në Lubjanë.

“Gjatë drekës zyrtare ndërmjet homologëve, u shëmbyen pikëpamje mbi çështjet aktuale globale, por edhe mbi mundësitë e reja të bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët për të dyja shtetet. Për më tepër, ata diskutuan mbi rëndësinë e rolit dhe mbështetjes së vazhdueshme të tyre në përmbushjen e agjendave të krerëve të shteteve respektive”, thuhet në njoftimin e Presidencës në Facebook.

“Në fund të takimit, Zotëria i Parë, Sadriu ftoi homologun e tij për vizitë në Republikën e Kosovës në një kohë të përshtatshme për të dy palët”, përfundon njoftimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat