​Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

Aktuale

​Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 20:42
Ejup Maqedonci, priti sot në takim Shefin e Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralmajor Subutay Adaș

Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, ka njoftuar se ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti sot në takim Shefin e Operacioneve në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë, gjeneralmajor Subutay Adaș.

“Gjersa jemi në vigjilje të njëzet e pesë vjetorit të çlirimit të Kosovës, ministri falënderoi Gjeneralin Adaș që na nderoi duke pranuar ftesën për të qenë i pranishëm në aktivitetet e organizuara për të shënuar këtë ditë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Me theks të veçantë shprehu mirënjohje për mbështetjen që Turqia i ka ofruar Kosovës në këto vite të shtetndërtimit, veçanërisht për bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi në fushën e mbrojtjes.

“Do të vazhdojmë këtë traditë bashkëpunimi në përmbushjen e synimeve dhe interesave të përbashkëta”, theksoi ministri Maqedonci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat