Kryeministri Kurti e kujton Arbënor Deharin: Kurrë nuk të harrojmë

Aktuale

Kryeministri Kurti e kujton Arbënor Deharin: Kurrë nuk të harrojmë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:04
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka kujtuar të martën mbrëma aktivistin e ndjesë, Arbënor Deharin.

“Këmbëngulja e modestia, puna e palodhur dhe durimi. Arbënor Dehari ka qenë ai shembull i aktivistit që nuk dua ta quaj të rrallë, sepse dëshiroj që të gjithë ne të kemi cilësi të ngjashme me të.

Arbënori ka qenë prijës i aktivistëve të gjeneratës së tij. Student i shkëlqyer në shkollën politike të Lëvizjes, lexues e përkthyes, herë pas here edhe kontribues me tekste, për përparimin e debatit të argumentuar ideor dhe të mendimit kritik në shoqërinë tonë. Ai nuk kishte pretendime për të qenë prodhues opinionesh për konsum të përditshëm, por kishte prirjen intelektuale për të afruar te populli pikëpamjet filozofike e shkencore”, shkroi Kurti në Facebook.

“E kujtojmë me mall, dhe gëzohemi sa herë shohim te njëri-tjetri ato vlera, atë gatishmëri, pa ambicie për vete e me shumë ambicie për kombin, shoqërinë dhe Republikën. Kurrë nuk të harrojmë, Arbënor Dehari!”, shkroi Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat