Tha se “Rugova kërkoi azil në Gjermani”, Gërvalla reagon ashpër, e quan “gënjeshtar” Halitin

Aktuale

Tha se “Rugova kërkoi azil në Gjermani”, Gërvalla reagon ashpër, e quan “gënjeshtar” Halitin

Nga: A.SH Më: 11 qershor 2024 Në ora: 23:15
Donika Gërvalla

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, në një emision ka deklaruar se “Ibrahim Rugova ka kërkuar azil në Gjermani, thoshin se UÇK-ja do ta vrasë nëse vjen në Kosovë”.

E pas kësaj deklarate ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

Ajo e ka mohuar një gjë të tillë, majde e ka quajtur Halitin një gënjeshtar të madh.

“Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij”, shkruan ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat