Koordinatori i partisë së listës ‘Guxo’ jashtë Kosovës, Kujtim Hadaj, është bërë me shefen e tij, Donika Gërvallën, në sulmin ndaj deputetit të PDK’së, Xhavit Halitit.
Hadaj, në një koment në postimin kritikues të Gërvallës për Halitin në ‘Facebook’, e ka quajtur zyrtarin e PDK’së “hajn të fondit ‘Vendlindja Thërret’” dhe “zaptues të tokave”.
“Hajni i milionave të Fondit “Vendlindja Thërret” dhe zaptues i tokave të Kosovës …. Ja çka është ky”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.
Në anën tjetër, Gërvalla e ka quajtur Halitin ‘gënjeshtar të madh’.
“Ky Xhavit Haliti është thjesht një gënjeshtar i madh! Më shumë nuk ka çfarë të thuhet as për të e as për deklaratat e tij”, deklaroi Gërvalla nëpërmjet një shkrimi në ‘Facebook’.