Bielamowicz nxjerr videon historike të gjeneralit gjerman kur iu jep afat trupave serbe: Keni edhe 28 minuta te largoheni nga Kosova!

Aktuale

Bielamowicz nxjerr videon historike të gjeneralit gjerman kur iu jep afat trupave serbe: Keni edhe 28 minuta te largoheni nga Kosova!

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 09:05
Ai ka sjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.

Jakub Bielamowicz, një ndër analistët e njohur të gjeopolitikës dhe studiues i Ballkanit Perëndimor dhe Evropës Qendrore ka rikujtuar një video historike të ditës së çlirimit të Kosovës.

Ai ka sjell pamje nga momenti kur një komandant gjerman i largon trupat serbe nga Prizreni për vetëm 20 minuta.

Analisti thotë se kjo video të cilën e ka shpërndarë në platformën X, nuk do të ‘plaket’ kurrë.

“Një çerek shekulli më parë, komandanti gjerman Helmut Harff u thotë trupave serbe në Prizren se kanë vetëm 30 minuta për t’u larguar nga Kosova.

Pasi shkëmbejmë disa fjalë:

Koha po mbaron. Ky është fundi i diskutimit.

Tani ju kanë mbetur vetëm 28 minuta”, shkruan ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat