Sociologu Fadil Maloku, ka thënë se intervenimi i NATO-së në Kosovë nuk ka qenë për shkak se “ne jemi më të mirë se serbët”. Ai tha se në bazë të disa intervistave nga pjesëmarrës aktivë në luftën e 99’tës, ka kuptuar që kjo luftë ka qenë politike dhe jo betejë ushtarake.
Tutje ai ka deklaruar se intervenimi është i lidhur me krijimin e një baze të re në Ballkan.
“Intervenimi i NATO-s nuk ka qenë për shkak se ne jemi më të mirë se serbët, ose se cilido komb tjetër, por interesat kanë qenë të amerikanëve. Kam dëgjuar disa intervista të (Wesley) Clarkut dhe pjesëmarrësve të tjerë aktivë në luftën e 99’tës, faktikisht ata thonë që kjo luftë ka qenë politike dhe jo betejë ushtarake, po të ishte ashtu Serbia do të kishte sot tjetër konstalacion. Ka pasur interesa politike, gjeostrategjike dhe gjeopolitike. Intervenimi është i lidhur me krijimin e një baze të re në Ballkan, rasti ideal kemi qenë ne dhe fati ynë është ky”, ka theksuar ai.
Kjo deklaratë e Malokut, ka marrë vëmendje edhe nga mediat qeveritare serbe.