Zbatimi i regjimit të lirë të trafikut kufitar Kosovë-Shqipëri, Rama: Në Morinë dhe Vërmicë, korsi të dedikuara

Aktuale

Zbatimi i regjimit të lirë të trafikut kufitar Kosovë-Shqipëri, Rama: Në Morinë dhe Vërmicë, korsi të dedikuara

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 13:41
Foto ilustrim

Sot ka nisur regjimi i lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama.

Përmes një njoftimi në rrjete sociale Rama shkruan se në pikën kufitare të Morinës dhe Vërmicës do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit.

“Sot filloi zbatimi i regjimit të lirë të trafikut lokal të kufirit në hapësirën prej 30 km nga të dy anët e kufirit mes Shqipërisë dhe Kosovës, në pikat e veçanta të kalimit kufitar. Ndërsa në PKK Morinë dhe Vermicë do të ketë korsi të dedikuara për kalimin e lehtësuar të kufirit”, shkruan Rama.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat