Maqedonci tregon pse nuk u ekspozuan mjetet e rënda

Aktuale

Maqedonci tregon pse nuk u ekspozuan mjetet e rënda

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

Ministri i Ministrisë së Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se në 25 vjetorin e çlirimit të vendit, nuk janë ekspozuar pajisjet e rënda për shkak se ky lloj ekspozimi është format më shumë të lindjes dhe jo vendeve të NATO-s.

Maqedonci në një përgjigje me shkrim, ka thënë se automjete, drone dhe tjera nuk demonstrojnë në parada.

“Ka pas shumë armë ndryshe nga hera e kaluar, tre kuadrate kanë qenë me mitraloz të rëndë, pastaj pajisjet tjera personale si kamerat në helmete. Kurse, automjete, drone dhe tjera nuk demonstrojmë në parada, sepse janë format më shumë i lindjes, jo vendeve të NATO-s”, tha ai.

Ndryshe, në ceremoninë shtetërore për nder të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës kanë parakaluar 16 kuadrate të FSK-së, shtatë të Policisë së Kosovës, me mbi 1500 pjesëtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat