Kurti viziton studio-bunkerin e radios ‘Kosova e Lirë’ – tani është nën përkujdesjen e shtetit

Aktuale

Kurti viziton studio-bunkerin e radios ‘Kosova e Lirë’ – tani është nën përkujdesjen e shtetit

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 14:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i gëzuar që studio-bunkeri ku janë përhapur lajmet e radios ‘Kosova e Lirë’, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë.

Përmes një postimi në Instagram ku ka ndarë edhe disa fotografi, ai shprehi mirënjohje për çlirimtarët lajmëtarë.

Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medias sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë. Një mirënjohje dhe urim i veçantë u takon çlirimtarëve lajmëtarë. Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit”, ka shkruar shefi i qeverisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat