Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka uruar Ditën e Çlirimit të Kosovës.
Ai ka publikuar një fotografi të babait të tij në sheshin e Prishtinës bashkë me ish-sekretaren amerikane Madeleine Albright dhe ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Endrit Thaçi ka shkruar se shpreson që në vitin tjetër të festoj bashkë me ish-presidentin Thaçi për Ditën e Çlirimit.
Megjithatë gjasat janë të pakta për këtë.