Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë që e arritëm çlirimin e Kosovës - është derdhur shumë gjak

Aktuale

Rifat Jashari i emocionuar: Më i kënaqur s’kam qenë kurrë që e arritëm çlirimin e Kosovës - është derdhur shumë gjak

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 16:30
Rifat Jashari

Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.

Jashari ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.

Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.

“Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës është derdhur gjak por është paguar ata gjak, dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë Jashari.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat