Edhe pse mediat kishin raportuar se gjatë paradës ushtarake do të ekspozoheshin edhe armatimet e rënda të ushtrisë së Kosovës, diçka e tillë nuk ndodhi.
Ministri i mbrojtjes Ejup Maqedonci, ka deklaruar se praktika e shpalosjes së arsenalit të rëndë në parada, është e zakonshme në shtetet e lindjes dhe jo të perëndimit.
“Në formatin perëndimor nuk praktikohet parakalimi me mjete të rënda. Më shumë bëhet në Rusi, Kore të Veriut dhe vendet e Lindjes", deklaroi Maqedonci.
“Parakalimi me personel dhe armë individuale dhe ekipore është format i yni i parakalimeve”, shton me tej ai.
Megjithatë Maqedonci nuk e mohoi se gjatë ditëve në vazhdim mund të ketë ekspozim të tillë të armatimeve të pazbuluara më herët.