Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, vizitën e tij në Podujevë e ka mbyllë në kompleksin memorial kushtuar heroit të kombit Zahir Pajaziti.
Ai tha se Zahir Pajaziti ishte “ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, prijës në aksione e frymëzues për liri”.
Postimi i plotë:
Luani më tregonte për Zahirin se sa trim ishte. Ndër luftëtarët e parë të UÇK-së, prijës në aksione e frymëzues për liri.
E mbylla ditën e sotme në kompleksin memorial kushtuar heroit të kombit Zahir Pajaziti dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke kujtuar e nderuar trimërinë, guximin dhe sakrificën e tyre.
Lavdi për jetë e mot!