Hasani: E arritura më e madhe pranimi i Rambujesë, po të mos e pranonim do të kishte vazhduar lufta

Aktuale

Hasani: E arritura më e madhe pranimi i Rambujesë, po të mos e pranonim do të kishte vazhduar lufta

Më: 12 qershor 2024 Në ora: 23:52
Enver Hasani

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe profesori Enver Hasani, ka folur për aktualitetin.

Sipas tij, që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës, e arritura më e madhe është pranimi i Rambujesë.

“Nëse e shikojmë në retrospektivë, pika e kthimit ka qenë pranimi i marrëveshjes”, tha Hasani.

“Pa pranim të Rambujesë nuk ka bombardime të Serbisë – afërsisht kështu diçka na është thënë”, tha Hasani.

Hasani, ka folur edhe për atë se çfarë do të ndodhte po të mos pranohej Rambujeja.

“Do të kishte vazhduar lufta, tragjedia. Dhe kjo do të kishte qenë fitore e madhe për Millosheviqin”, u shpreh Hasani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat