Xhafer Gashi ka bërë një rrëfim emocional në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës.
Ish-udhëheqësi i luftës në Koshare, ka treguar se pas largimit nga Kosova shpesh i ishte lutur Zotit që të kthehej në vend i veshur me uniformë.
“Ëndrra mu plotësua”, thotë Gashi.
Ai nuk i ka mbajtur lotët kur ka kujtuar fjalët e nënës së tij, e cila gjatë një bisede telefonike i kishte thënë se nëse nuk lufton për Kosovë, për kë do të luftosh.
“Me pyeti ku je dhe unë i tregova. Tha që nuk luftoni ju për Kosovë, kush ka me luftua, mos ju ndaj shoqërisë”, kishte qenë mesazhi i nënës së tij.