Kosumi për raportet Kurti-Rama: E patolerueshme për dy kryeministrat

Aktuale

Kosumi për raportet Kurti-Rama: E patolerueshme për dy kryeministrat

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 00:47
Bajram Kosumi

Ish-kryeministri i Kosovës, Bajram Kosumi, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Shqipërisë, Edi Rama lidhur me qasjen ndaj njëri –tjetërit.

Kosumi ka thënë se situata është e patolerueshme për dy kryeministrat.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës dhe e Shqipërisë edhe nëse kanë dallime për ndonjë çështje, e kanë për obligim të bashkëpunojë.

Kosumi thotë se ka raste kur Edi Rama nuk do duhej të vepronte pa e pyetur Kosovën.

E patolerueshme për dy qeveritë dy kryeministrat, nuk është vetëm çështja e z. Rama dhe z.Kurti edhe më herët z. Rama ka pas mosmarrëveshje me kryeministrat e Kosovës. Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë e kanë obligim t’i harmonizojnë qëndrimet dhe të veprojnë edhe kur kanë ndonjë moskuptim. Ka pika që z. Rama nuk do duhej të bënte pa u marrë vesh me Kosovën, por ne po harrojmë që z.Rama është kryeministër i Shqipërisë, ai përveç interesit të Kosovës ka edhe interesa tjera, ta zëmë interesin për turistët nga Serbia, është legjitime duhet ta kuptojmë në këtë çështje”, ka thënë Kosumi.

Kurti e Rama nuk u takuan as në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës. Ani pse nga Qeveria e Kosovës kanë thënë se kryeministri i Shqipërisë ka qenë i ftuar të marrë pjesë në shendimin e përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Rama ishte në Prishtinë të hënën, ku u takua me presidentet Vjosa Osmani. Ai mori pjesë edhe në një konferencë ndërkombëtare për ish-presidentin Ibrahim Rugova të organizuar nga LDK-ja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat