Linja ajrore britanike ‘low-cost’, Easyjet do t’i prezantojë dy linja që do të lidhin Prishtinën me Amsterdamin në Holandë dhe Milanon në Itali.
Fluturime do të ketë dy herë në javë për në Amsterdam dhe ky shërbim do të fillojë më 28 tetor, ndërsa fluturimet drejt Milanos, gjithashtu dy herë në javë, do të fillojnë më 7 shtator, njoftoi Easyjet.
Fluturimet e reja për në Milano nëpërmjet aeroportit Malpensa do të plotësojnë shërbimet ekzistuese të Easyjet në aeroportet Linate dhe Bergamo të Milanos.
Easyjet po realizon gjithashtu fluturime që lidhin Prishtinën me Bazelin dhe Gjenevën në Zvicër, dhe Berlinin në Gjermani, sipas faqes së saj të internetit.