Kjo video duhet t’i jap fund propagandës: Kështu iu përgjigj Presidenti Rugova - kriminelit Millosheviq kur ai e pyeti për UÇK-në

Aktuale

Kjo video duhet t’i jap fund propagandës: Kështu iu përgjigj Presidenti Rugova - kriminelit Millosheviq kur ai e pyeti për UÇK-në

Nga: M.L. Më: 13 qershor 2024 Në ora: 10:53
Presidenti Rugova

Kosova këto ditë po shënon 25 vjetorin e çlirimit. Në këtë përvjetor jubilar u mbajtën aktivitete të shumta, ku u përkujtuan ata që kontribuuan për lirinë e vendit.

Në qendër të çdo fjalimi ishin dëshmorët dhe martirët, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), falënderimi për NATO-n dhe Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova.

Gazetari Shkodran Hoti, në një postim në profilin e tij në Facebook ka publikuar një video që i jep fund propagandës rreth qëndrimit të presidentit Rugova për UÇK-në.

Bëhet fjalë për një sekuencë nga procesi gjyqësor ndaj kriminelit dhe kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq në Hagë.

Fillimisht, nga gjykata presidenti Rugova pyetet rreth termit “kosmet”. Ai tregon që këtë term e kanë shpikur serbët me qëllim që ta humbin emrin e Kosovës.

‘A mund të na shpjegoni fjalën “Kosmet”, ju lutem?

Po, mund t`ua shpjegojë, ky është një substitut që është krijuar pas luftës së dytë botërore për Kosovën. Emri Kosova ka qenë vazhdimisht prezent gjatë historisë për Kosovën. Ndërsa pas luftës së dytë është krijuar kjo “Kosmet” sepse janë dy plato që e përbëjnë Kosovën, Fusha e Kosovës, Prishtina që është dhe “Metohija” i thonë serbët është pjesa perëndimore, ndërsa ne shqiptarët i themi Dukagjini pjesës perëndimore pra platoja e Dukagjinit. E ata me qëllim e kanë krijuar këtë amalgamë që ta humbin emrin e Kosovës pra edhe emrin që e përdorin shqiptarët, pra ka qenë një lojë kështu dhe me prapavijë politike.

Me emrin “kosmet” kanë dashur që të thonë kisne “Kosova dhe Metohija” janë fjalë të vjetra slave dhe kanë dashur ta ndërrojnë emrin, ndërsa emir i vjetër i Kosovës antike dhe gjatë mesjetës ka qenë Dardani”, do të theksonte presidenti Rugova.

Ndërsa, krimineli Millosheviq e pyet presidentin nëse besonte se serbët do të heqin dorë nga “Kosova dhe Metohija” dhe presidenti përgjigjet duke thënë se ai që duhet të heq dorë është vet Beogradi.

“Rugova: Besoj se do të heqin dorë dhe duhet të heqin dorë dhe kërkoj ndjesë nga kjo Gjykatë që çështjet po hyjnë më shumë në debate të thata politike.

Prandaj, Kosova iu takon kosovarëve, pra shumicës shqiptare, serbëve të Kosovës, boshnjakëve, turqve dhe të tjerët që janë në Kosovë sepse Kosova ishte entitet anëtar i ish-federatës, unë nuk e di për cilët serb mendohet me pyetjen “kush do të heqë dorë” por nëse mund të themi Beogradi, ai duhet të heqë dorë sepse Kosova është e Kosovarëve…”, ishte shprehur ai.

Ndërkaq, në pyetjen e Millosheviqit se a ishte UÇK-ja organizatë terroriste, Rugova do të përgjigjej me JO, duke theksuar se qëllimi i UÇK-së ishte liria dhe mbrojtja e njerëzve.

Millosheviq: A ishte UÇK-ja organizatë terroriste?

Rugova: Jo nuk ishte terroriste, por njerëz që kanë reaguar ndaj dhunës dhe represionit shumë-vjeçar që është bërë në Kosovë, pra qëllimi i tyre ishte që të arrihet liria, të mbrohen njerëzit – kjo ishte qëllimi i tyre!”.

Postimi i plotë:

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat