Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Është gabim të thuhet se lidhet me masat

Aktuale

Bislimi për Planin e Rritjes së BE-së: Është gabim të thuhet se lidhet me masat

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 11:13
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi në raportimin e tij të sotëm në Komisionin për Integrime Evropiane, foli edhe për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian.

Ai u shpreh se është gabim që Planin e Rritjes së BE-së është gabim të thuhet se lidhet me masat.

“Është gabim të thuhet se plani i rritjes lidhet me masat.

Kjo për arsye se masat janë shumë specifike dhe i tregojnë se cilat janë aktivitetet të cilat Kosova është nën masa përkohësisht dhe masat janë të përkohëshme dhe të kthyeshme në tërësi”, është shprehur Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat