Mahmuti: Institucionet s’e nderuan Demaçin, sa të vegjël janë

Aktuale

Mahmuti: Institucionet s’e nderuan Demaçin, sa të vegjël janë

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 11:35
Bardhyl Mahmuti

Bardhyl Mahmuti, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkroi për mungesën e nderimeve për veprimtarin Adem Demaçi në 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

Mahmuti shkroi në Facebook se “të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta”.

“Vogëlsia e logjikës: “Historia fillon me mua”! Në këtë vit jubilar kur populli shqiptar kremton 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës, institucionet shtetërore nuk parapanë nderime dhe ceremoni për hir të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi!”, shkroi Mahmuti.

“Sa të vegjël janë ata që kujtojnë se historia e rezistencës fillon me ta! Sa të vegjël janë në krahasim me madhështinë e figurës së përjetshme historike të Bacës Adem!”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat