Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Aktuale

Mërgimtarët nuk paguajnë as sivjet sigurim kufitar, shpenzimet i mbulon Qeveria

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:09
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka ndarë 3 milionë euro për mbulimin e polisës kufitare për mërgimtarët.

Vendimi është miratuar në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur të enjten.

“Ky vendim ka të bëjë me masa mbështetëse për mërgatën tonë.

Ky parasheh mbulimin e polisës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në Republikën e Kosovës për kohën sa qëndrojnë këtu”, ka thënë ministri i Financave, Hekuran Murati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat