Eksperti parashikon luftë mes Rusisë e SHBA-së për influencë në Ballkan, ç’ndodh 5 vitet në vijim

Aktuale

Eksperti parashikon luftë mes Rusisë e SHBA-së për influencë në Ballkan, ç’ndodh 5 vitet në vijim

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

Eksperti i Sigurisë në Kosovë, Drizan Shala, i ftuar në Euronews Albania, tha se Orliç, kreu më i ri i BIA-s, është në atë pozicion dhe për shkak të ndikimit rus në Ballkan.

Sipas tij, një luftë për influencë midis Rusisë dhe SHBA-së do të jetë një nga sfidat që Ballkani do të ndikohet gjatë 5 viteve të ardhshme.

“SHBA po mundohet në shumë mënyra të largojë strukturat përkatëse të sigurisë nga konteksti i lidhjeve të caktuara që kanë me Moskën zyrtare. Ne e shohim dhe nga ndryshimi që ka ndodhur në BIA.

Gjithashtu në aspektin ushtarak e dimë që Serbia në 2004 e ka nënshkuar programin për paqe në NATO, por nga andej nuk ka ndonjë lëvizje më të mëtejshme në këtë porces.

Ka një luftë midis Rusisë dhe SHBA-së dhe në kuadër të kocepteve ushatarake të kenë sa më shumë influencë amerikanët dhe jo rusët dhe kjo do të jetë një nga sfidat që do të ballafaqohemi gjatë 5 viteve të ardhshme”, tha Shala.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat