Befason Xhejmi Shea: Ja “fajtorët” për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi

Aktuale

Befason Xhejmi Shea: Ja “fajtorët” për ngecjen e dialogut Kosovë-Serbi

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:42
Xhejmi Shea

Ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e luftës së Kosovës, Xhejmi Shea, ishte i ftuar në emisionin “Balkan Talks” ku foli në lidhje me situatën në Ballkan dhe marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë me gazetarin Franko Egro, Shea zbuloi dhe disa nga faktorët që kanë ndikuar në ngecjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij zgjedhjet në Serbi dhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian sollën një ngecje të bisedimeve në Bruksel, por shtoi se me ekipin e ri negociator do të ketë avancim në këtë drejtim.

“Mendoj se ka dy arsye kryesore. Dua të them, para së gjithash, kishim zgjedhjet në Serbi, ku zgjedhjet komunale në Beograd duhej të përsëriteshin fundjavën e kaluar. Ma do mendja se kur je ende në fushatë zgjedhore, ky ka qenë rasti me presidentin Vuçiç në Serbi, përqendrohesh te zgjedhjet. Zgjedhjet nuk janë koha për kompromis politik, zgjedhjet nuk janë kohë për gjuhë të moderuar. Pa dyshim që Vuçiçi është përqendruar në çështjet e brendshme. Pra, tani që zgjedhjet kanë përfunduar, do të ketë disa dyshime për lirinë dhe drejtësinë e atyre zgjedhjeve.

Dje ka dalë një raport nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë që tregon për disa parregullsi. Por tani që zgjedhjet kanë mbaruar, Vuçiçi, natyrisht, kushdo që mendoni se do t’i marrë mandantin për vitet e ardhshme, shpresojmë se do të jetë në një pozicion për të treguar fleksibilitet dhe disa deklarata. Arsyeja e dytë janë zgjedhjet evropiane që po afrohen tani, filluan në Holandë sot, vazhdojnë deri të dielën. Pra, institucionet evropiane të cilat natyrisht po e shtyjnë këtë proces, dialogu Beograd-Prishtinë ka qenë pak i përqendruar edhe në zgjedhjet e brendshme. Natyrisht, SHBA u përqendruan në Gaza. Kështu që, në njëfarë mënyre mendoj se zgjedhjet në Serbi kanë mungesa vëmendjeje gjatë muajve të fundit. Shpresojmë që sapo të krijohet një lloj ekipi i ri për BE-në, ndoshta me një negociator tjetër për Beograd-Prishtinë, presim të shohim me shpresë, mund të fillojmë të ecim përpara. E kuptoj ndërkohë, natyrisht, zhgënjimin e kryeministrit Kurti dhe të kosovarëve.

E keni të dëgjuar. Duhet të keni presion nga të dyja palët, por kur njëra palë përmbush atë që po kërkoni, Kosova përmbush standardet për Këshillin e Evropës, dhe së fundi e dimë se Kosova ka përmbushur edhe kushtet për sanksionet e BE-së ndaj Kosovës që u vendosën vitin e kaluar për t’u hequr siç theksoi dje kryeministri Kurti. Kështu që, mendoj se drejtësia është kur një vend ka bërë atë që ju i kërkoni, atëherë drejtësia, atëherë dera të hapet. Mendoj se ka pasur edhe një çështje absolutisht kyçe në këtë përpjekje të veçantë, veçanërisht nëse pas zgjedhjeve evropiane, dialogu Beograd-Prishtinë do të rifillojë me disa perspektiva të mëdha suksesi”, tha ish-zëdhënësi i NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat