Haxhiu: Serbia aspak nuk na befason, ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm

Aktuale

Haxhiu: Serbia aspak nuk na befason, ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 12:47
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në konferencën për media të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë ka thënë se Ministria e Jashtme po komunikon vazhdimisht përmes zyrës në Serbi me të arrestuarit dhe familjarët e tyre.

Ajo tutje ka thënë se Serbia po vazhdon të arrestojë njerëz të pafajshëm në baza politike.

“Si institucione kemi qenë në vazhdimësi në komunikim, se a do lirohen kjo nuk varet prej Kosovës.

Siç ka bërë në të kaluarën, ka mbajtur në burgje njerëz të pafajshëm, vazhdon. Serbia aspak nuk na befason por kërkoj nga partnerët të bëjnë trysni ndaj Serbisë të ndaloj veprimet e tilla. Kosova nuk ka bërë asnjëherë arrestime në baza politike”, ka thënë ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat