Flutura Kusari ka shkruar se qëllimi i ndryshimit të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) nga Qeveria, është kontrollimi i mediave online dhe kapja politike e KPM-së.
Projektligji është draftu nga Zyra e Kryeministrit Kurti dhe ndryshimet janë sikur ato që i kishte propozuar Zyra e Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri (pakoja Anti-Shpifje).
“Këshilli i Evropës pasi gjeti që projektligji devijonte nga standardet evropiane - fjala devijim përdoret në analizë - përmes një analize ligjore pati ofru 12 rekomandime për të përmirësuar projekligjin.
Pra reagimi jonë nuk ishte dezinformatë por një ekzpertizë e nivelit superior. Po ashtu, Forumi për Integritet të Informacionit (NDI) i pati dërgu Komisionit për Media komente për të përmirësuar draftin. Në këtë mënyrë, Komisioni për Media e ka pas mundësi që duke i adresu rekomandimet e Këshillit të Evropës, të Forumit etj, të draftonte një nder ligjet më të mira në Evropë. Por çka bën VV? VV vendosë që të injorojë 83% të rekomandimeve të Këshillit të Evropës”, ka shkruar Kusari në Facebook.