Ish-luftëtari i UÇK-së dhe ish-deputeti i Kosovës, Gani Geci, përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, flet për atentatin ndaj tij të vitti 2001.
Në këtë atentat janë vra Besim Dajaku, truproja e presidentit Ibrahim Rugovës, dhe gazetari i gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati.
Geci në këtë video flet për këtë ngjarje tragjike, dhe për mos reagimin e mjekëve për ndaljen e gjakderdhjes.
Ai tregon se, kjo ishte bërë qëllimisht për të humbur gjak e më pas për të vdekur.
Mëgjithatë, ai kishte arritur të shëptojë pas plaëve të mëdha dhe humbjes së madhe të gjakut.
Postimi i plotë:
Më 19 tetor 2001, rreth orës 20:05, Gani Geci ishte në shënjestër të një prite të organizuar dhe të financuar mirë nga struktura kriminale nën urdhërat e shtabeve të luftës dhe pasluftës. Në këtë sulm të përgjakshëm humbën jetën dy shokët e tij: Besim Dajaku, truprojë i Presidentit Dr. Ibrahim Rugova, dhe Bekim Kastrati, gazetar i gazetës "Bota Sot". Gani Geci mbeti i plagosur rëndë, ndërsa Shani Geci arriti të shpëtojë pa lëndime. Dëgjojeni me vëmendje dhe shpërndajeni!