Siljanovska thotë se Maqedonia Veriore dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Aktuale

Siljanovska thotë se Maqedonia Veriore dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera

Më: 13 qershor 2024 Në ora: 16:45
Gordana Siljanovska-Davkova dhe Vjosa Osmani

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka thënë se 25 vjet pasi Maqedonia e Veriut priti refugjatë nga Kosova, dy kombet vazhdojnë të ruajnë marrëdhënie të shkëlqyera.

Ajo ka thënë se shpreson se popujt e dy vendeve t’i sheh së shpejti si pjesë e popujve të Bashkimit Evropian.

Siljanovska-Davkova, në një postim X për takimin me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se mesi pret të punojë me Osmanin.

Postimi:

25 vjet pasi 🇲🇰 qëndruam pranë 🇽🇰 duke pritur mijëra refugjatë të KS, kombet tona mbajnë marrëdhënie të shkëlqyera. Sot qytetarët maqedonas dhe 🇽🇰 shpresojnë që së shpejti t'i shohin të dy vendet në 🇪🇺. Edhe unë shpresoj të punoj @VjosaOsmaniPRKS për angazhim më të madh të grave në politikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat